25,04,2024

SHBA mbështet arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, kërkon heqjen e taksës ndaj produkteve serbe

Must Read

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert në një deklaratë për media ka thënë se sekretari i shtetit, Mike Pompeo i ka konfirmuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi mbështetjen e palëkundur të Amerikës për Kosovën sovrane , të pavarur dhe të integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

Në një deklaratë për media të Departamentit amerikan të shtetit thuhet se sekretari Pompeo po ashtu ka inkurajuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që sipas tij shpie drejt integrimit të dy vendeve në bashkësinë ndërkombëtare.

Pompeo po ashtu ka inkurajuar Kosovën që të shfrytëzojë mundësinë e rrallë për arritje e një marrëveshje me Serbinë, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të shfuqizohet taksa për importet nga Serbia dhe Bosnja.

“Sekretari ka inkurajuar Kosovën që të shfrytëzojë mundësinë e rrallë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ai ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të shfuqizojnë tarifat e vëna për importet nga Serbia dhe Bosnja, dhe të punojnë me shtetin serb për t’i shmangur provokimet dhe tensionet. Normalizimi i raportit Kosovë-Serbi është mënyra e vetme për të hapur rrugën e të dy shteteve drejt komunitetit perëndimor. SHBA është e gatshme që të mbështesë palët për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe të tillë që shton stabilitetin”, thuhet në deklaratë.

Sekretari Pompeo po ashtu ka uruar Thaçin dhe qytetarët e Kosovës për hapat e mëdhenj që kanë arritur për një dekadë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ndërsa në takim thuhet se është diskutuar edhe rëndësinë e sundimit të ligjit dhe nxitjen e fuqishme të rritjes ekonomike për të siguruar të ardhmen e suksesshme të Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img