20,04,2024

Shaip Muja kundër PDK-së, bën publike idenë e re për Demarkacionin (Video)

Must Read
Shaip Muja

Ai ka thënë se i ka besuar qysh në fillim Komisionit Shtetëror, por mandej thotë se ka filluar të interesohej  në mënyrë te pavarur dhe sips tij ai ka gjet fakte dhe ka ndryshuar mendimin.

“Qeveria e ka humb legjitimitetin e vet që ta mbrojë çështjen e Demarkacionit, ndërsa propozimi im është që me ardhe fillimisht në Kuvend dhe të kalojë në komisione, ku kanë me marrë pjesë të gjitha partitë” ka sqaruar Muja,duke thënë se me propozimin e tij mundet të arrihet një koncensus nacional. Muja thotë se këtë propozim do ta protokolljë nesër në Kuvendin e Kosovës.

“Kufini duhet të kthehet në Çakorr, sikurse Maja e Zhlebit, sepse jane të dokumentuara dhe krejt këto harta janë të faktuara në institucionet e Kosovës dhe të ish Republikave të Jugosllavisë”, thotë Muja.

Ai ka thënë se Komisioni Shtetëorë ka bërë një delimitim të ri, në vend që të bënte vetëm demarkimin, në bazë të dokumentacionit që ka egzistuar.

“Mali i Zi me këtë marrëveshje i merr 82 kilometra”, ka thënë Muja, andaj duhet demarkim i ri, shton ai.

Muja ka thënë se habitet qysh Qeveria po punon aq me zell për t’I rritur vlerat e Malit te Zi, duke kundërshtuar ata që po ofrojnë fakte për Demarkacionin.

Muja ka shpalos në Televizionin Rrokum në Rrokum Roll propozimin e tij ekskluziv.

“Neser do ta paraqes në Kuvend, me hy si propozim në rend të ditës, në menyrë që ta vlersojmë këtë procedurë që ka zgjatë dhe mandej të dergojmë në formë profesionale me kuota”, thote ai, duke shtuar se, kjo ka  do të bëhet në mënyrë të qetë e jo si në 3 Gusht ku u bë një lloj keqpërdorimi nga Qeveria, duke thënë se, “ju folni, por asnjë centimeter nuk po falet”.

“Në Parlament kanë për t’u votuar vetëm segmentet, të tjerat kemi me i lënë të hapura që të bisedohet”, shton më tej ai, duke thënë gjithashtu se nuk mungon përkrahja nga ndërkombetaret për këtë.

Sa i përket kërcenimeve të mundshme ndaj deputetëve nga ana e opozitës, Muja tha se ai personalisht nuk ka pas ndonjë kërcënim.

Muja ka thëne se, nëse sillet prapë i njëjti version i Demarkacionit në Kuvend, do të rritet edhe numri i deputetëve që kanë për ta kundershtuar.

Muja sqaron se Komisioni Shtetëor nuk ka bë çdo gjë të keqe, dhe kështu, pjesët ku kanë punuar mirë, nuk kanë për ta kontestuar gjatë procedimit të propozimit të tij në Kuvend.

“Pavarësisht gabimeve, askush prej komisionit shtetëor nuk duhet të shkojë në burg”, thotë Muja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img