20,04,2024

SHAF “ZEF KOLOMBI” në Ferizaj zgjodhi kryesinë e re

Must Read

Sot në objektin e Galerisë së Arteve në Ferizaj, u mbajt kuvendi zgjedhor i Shoqatës së Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”.

Fillimisht mbledhjen e hapi Pranvera Sylejmani, kryetare e deritanishme e shoqatës, e cila raportoi rreth punës së kësaj shoqate gjatë mandatit të saj, si dhe falënderoi bashkëpunëtorët për sukseset dhe sfidat e përbashkëta.

Këtë takim e përshëndetën edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit- Ferizaj, që ishin të pranishëm para se të filloj kuvendi.

Nga 19 anëtarë, me të drejtë vote, votuan për tre emra të nominuar; Ilmi Sadiku, Mujadin Nuhiu dhe Adelina Hakiu.

Me shumicë votash (15 vota pro), kryetar u zgjodh: ILMI SADIKU- piktor.

Nga të njëjtit u votua edhe bordi i shoqatës në këtë përbërje: Adelina Hakiu, Agon Qosa, Drilona Murseli, Mujadin Nuhiu dhe Tringa Hyseni.

Takimi u përmbyll me fjalën e kryetarit të ri të shoqatës Ilmi Sadiku, me dëshirën dhe vullnetin për suksese të reja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img