20,04,2024

Sfidat e Kuvendit të Bujanocit

Must Read

Shkruan: Refik HASANI

Komuna e Bujanocit dallohet pasi në Komunën e Medvegjës ishin mbajtur zgjedhjet e parakohshme më 13 shtator 2015 dhe për Komunë të Preshevës nuk kemi asnjë telashe as për shumicë të këshilltarëve Komunal, Kryesuesin dhe Kryetarin e Komunës. Sfidat me të cilat do të ballafaqohet legjislatura nga zgjedhjet lokale e datës 24 prill 2016,për Kuvend të Bujanocit është më rëndësi mbi të gjitha ruajtja e 30 ulëseve me Këshilltarë Komunal shqiptarë tani sa numëron kuvendi nga 41 Asamblist Komunal. Kjo është një përballje shumë me rëndësi kështu do të ruhet edhe Kryesuesi dhe Kryetari i Komunës si shumicë shqiptare. Përveç kësaj është shumë me rëndësi edhe ndërtimi i një koalicioni të qëndrueshëm dhe stabile që do të reflekton një frymë unifikuese. Kjo legjislaturë ka obligim ngritjen,shtrimin dhe gjetjen e shumë zgjidhjeve të përgjithshme të Komunës. Kryetari së bashku me Kryesuesin dhe Këshilltarët Komunal shqiptarë të jen bartës të miratimi të një Rekomandim-Konkluzioni që do t’ju drejtohej instancave më të larta të institucioneve Qendrore të Republikës së Serbisë dhe mekanizmave më të larta të BE-së lidhur me dukurin e fshirjes së qytetarëve të kësaj komune nga librat amzë dhe pasivizimi i adresave të banimit. Ky Kuvend do të duhej të iniciojë edhe zyrtarizimin e vendkalimin në Breznicë,Muhoc e Dobrosin. Interes i veçantë është edhe draft miratimi i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë me Gjilan dhe Kamenicë, funksionalizimi zyrës për të zhvendosur dhe shpallja nga Komuna e datës 23 qershor si datë e të dëbuarve shqiptarë. Ndalja e diskriminimit dhe përmirësimi i strukturës të punësuarve në administratën Komunale, kadastër, shëndetësi,respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publike, të rrugëve dhe shesheve. Vendosja e shtatores së heroit tonë Kombëtar Skënderbeut në qendër të Bujanocit jan sfidat me të cilat nuk është lehtë të përballet kjo legjislaturë. Komuna e Bujanocit është ndër Komunat kyçe nga tri komunat edhe për ndërtimin e raporteve se çka mundë të bëhet mbi asociacionin e formuar më 12 shtator 2015,nga këshilltarët komunal shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Kompetencë edhe ingirencë e nivelit lokal të inicioj komunikim,lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe infrastruktura rrugore posaçërisht, projektin kapital për Malësinë e Bujanocit rreth asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbicë, me buxhet të Komunës. Gjatë këtij mandati të kësaj legjislature do të duhej caktuar prioritete për ndaljen e zbrazjes së heshtur që është interes jo vetë i kësaj komune por edhe këti Rajoni për ruajtjen e identitetit individual dhe kolektivë duke mbrojtur vlerat e referendumi të 1 e 2 marsit 1992 dhe vlerave të luftës së UÇPMB-ës. Domosdoshmëri e kohës dhe sfidë si të caktojnë një platformë dhe strategji të ndërtuar bashkërisht me Preshevën dhe Medvegjën dhe duke përfaqësuar interesat edhe para instancave të BE-ës. Pra, nuk është vetëm ruajtja e 30 ulëseve të këshilltarëve Komunal shqiptarë nga 41 sa numëron Asambleja e Bujanocit edhe nevoja emergjente e një koordinim dhe harmonizimi së bashku edhe me dy Komunat tjera për jo vetëm para Tiranës dhe Prishtinës por edhe para Beogradit dhe ndërkombëtarëve të paraqiten drejtë. Përbërja e kësaj legjislature të Bujanocit së bashku edhe me dy Komuna tjara do të duhej të gjej një zgjidhje të pranueshme edhe për funksionimin e Këshillit Nacional për shqiptarët, për Trupin Koordinues, për kthimin e lapidarit të hequr dhunshëm më 20 janar 2013,etj. Me të drejtë qytetarët e kësaj komune presin regjistrimin e të dëbuarve dhe zhvendosurve si dhe organizimi i regjistrimit të pasurisë personave dhe banesave që është refuzuar në vitin 2011. Për shkak që Bujanoci kufizohet me Komunën e Kamenicës dhe Gjilanit ka shumë qytetarët të komunitetit Serbë që jan të lajmëruar me banim në Bujanoc,si të veprohet në këtë rast. Çështja e mungesës së një Spital Regjional,dhe mungesa e një Universiteti publikë në gjuhën shqipe janë sfidat jo të vogla dhe përballjet që do të duhej të ngritin zërin dhe përfaqësojnë interesat e shqiptarëve të kësaj Komune. Në shkrimin autorial para tij hapëm dilemë që Bujanoci mundë të pëson si Medvegja, por të gjithë votuesit të jemi të përgjegjshëm që mos të vij deri këtu. Në votimet e 6 maj të vitit 2012 nuk mundë të themi që u shtuam, por u arrit që të dalin votuesit në votime dhe u arrit të kemi 30 ulëse nga 41 ulëse sa numëron Kuvendi komunal i Bujanocit.
Kjo është sfida që të ruhen së pari këto ulëse e pastaj edhe sfidat tjera po ashtu nuk janë të lehta.

21 prill 2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img