25,04,2024

Sfarqa: S’e përjashtuam Vjosën, vetëm e shkarkuam nga posti i nënkryetares

Must Read

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muharrem Sfarqa ka thënë se LDK’ja nuk e ka përjashtuar Vjosa Osmanin nga partia. Sipas tij LDK’ja, Osmanin e ka larguar vetëm nga pozita e nënkryetares në parti, shkruan Gazeta Express.

“Është e çuditshme që ka pasur sqarime nga LDK’ja, që Vjosa Osmani. Ajo është hequr vetëm nga funksioni i nënkryetares dhe kjo ka shërbyer si pretekst që ajo ta vazhdojë fushatën e saj për krijimin e një identiteti të ri, fushatë e cila ka qenë jo e kujdesshme edhe në raport me LDK’në dhe shpresoj që qytetarët duhet ta dinë që LDK’ ka pasur një kandidate që i ka respektuar vlerat e partisë, dhe tani ka përfunduar në një parti të majtë”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.

Sipas tij, deklaratat e Osmanit kundër LDK’së janë në kundërshtim me tërë aktivitetin e saj paraprak.

“Vlerat e LDK’së janë universale dhe janë pasuri kombëtare, nacionale, shtetërore dhe tani të akuzosh LDK’në që i ka mbetur vetëm logoja dhe të kalojë në një logo tjetër është në kundërshtim me tërë aktivitetin e saj politik paraprak”, ka deklaruar më tutje ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img