28,03,2024

Sesioni WE, u zhvillua në UShAF për studentet dhe gratë e rajonit të Ferizajt

Must Read

Millennium Foundation Kosovo (MFK), në kuadër të programit për bursa të grave në fushën e energjisë (Women in Energy) ka mbajtur një Sesion Informativ për studentet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe gratë e rajonit të Ferizajt. 
Përmes këtij Programi, 25 vajza dhe gra kosovare do të kenë mundësi të përfitojnë bursa të plota të studimeve dhe qëndrim dy vjeçar në Iowa tëSHBA-së dhe kolegje tjera të akredituara.

Burim Hashani, drejtor i energjisë nga MFK, bëri hapjen e Sesionit Informativ dhe prezantoj qasjen e MFK-së për uljen e pabarazisë gjinore në sektorin e energjisë, përmes projekteve të ndryshme në këtë sektor. Hashani tha se Programi i bursave WE/ Gratë në Energji, është program që synon të mbështesë gratë dhe vajzat të avancohen dhe gjejnë punë në këtë sektor. Po ashtu, foli edhe për programin e ardhshëm për gratë ndërmarrëse dhe tha se ky program do të aspiroj t’i ndihmoj gratë që ta ulin koston e veprimtarisë së tyre ndërmarrëse përmes uljes së kostos së energjisë.

Ndërsa, Kevin Mitchel – përfaqësues nga MCC, prezantoj programin “Threshold” nga MCC për Kosovën dhe aspiratat e kësaj Agjencie për rritjen e participimit të grave në sektorin e energjisë. Po ashtu, ai tha se ky shansë për të studiuar në SHBA u mundëson grave dhe vajzave nga Kosova ngritjen e tyre profesionale dhe mundësinë për t’u kthyer në Kosovë për të kontribuar në zhvillimin e mëtejmë ekonomik.

Gresa Statovci, konsulente për punë praktike dhe bursa nga MFK, bazuar në përvojën personale si bursiste në SHBA, inkurajoj gratë dhe vajzat pjesëmarrëse të shfrytëzojnë këtë mundësi për zhvillim të personalitetit e gjithashtu edhe të aspektit profesional, si dhe prezantoj detajisht para tyre procesin e aplikimit për bursa.
Gratë dhe vajzat pjesëmarrëse shprehën interesim të madh për këtë mundësi shkollimi në DMACC të Iowa të SHBA.

Turneu Informativ organizohet në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ARDA-RDA.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img