29,03,2024

Sërish  studentët protestojnë para komunës

Must Read

Ferizaj.31.05.2016. Një grup studentësh sërish sot ka protestuar  para  ndërtesës së Komunës së Ferizajt. Ata me këtë rast kanë improvizuar edhe një varr si shenjë proteste të dhënies së një  parcele  afër  Universitetit për varreza.

Me këtë rast  këta student kanë akuzuar kryetarin Svarqa se   Universitetin Publik po e shndërron në varre duke anuluar edhe  hapësirat për  Mensë dhe Konvikte.

“Kryetar z. Sfarqa ju keni shkelur gjakun e dëshmorëve, Keni larguar nga puna veteranët e UÇK-Së, Kush kujdeset për familjet e tyre që jetojnë në varfëri të skajshme?! Ju i keni shkatërruar ndërmarrjet publike, ju e keni shkatërruar arsimin në Ferizaj, Universitetin publik po mundohesh ta shndërrosh në varre, ju keni anuluar hapësirën për Mensë dhe Konvikte, Juve nuk ju intereson shëndeti i studentëve dhe nxënësve. JU KENI ME DHËNË PËRGJEGJËSI PARA POPULLIT!” ka thënë Mexhid Ramussa,kryetar i organizatës “Demokracia Studentore”

Muharrem Svarqa

Për këtë kryetari i Komunës Muharrem Svarqa tha se studentët duhet të dinë se varrezat nuk kanë shkuar të Universiteti por Universiteti ka shkuar të varrezat.

“Studentët duhet të dinë se varrezat janë më të vjetra se 100 vite dhe Universiteti është ndërtuar tek varrezat.Kjo është një lojë që nuk u bënë nder as studentëve e as atyre që mundë të qëndrojnë prapa studentëve dhe ti motivoi politikisht.Studentët duhet ti kthehen librit dhe dijes pasi nuk është çështje e studentëve të merren me prona.Për më tepër nuk është fjala për parcelën për të cilën ata po mendojnë.Por në anën tjetër në hapësirat e shkollave ka hapësira të mjaftueshme përmes të cilave mundë të zgjidhet çdo kërkesë e studentëve. Ne nuk merremi me kërkesa të individëve.Kërkesat duhet ti bëjnë institucionet e në këtë rast Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nëse kanë nevojë për pronë. Ligji e përcakton çartë se ne jemi kompetentë vetëm për shkollimin parauniversitar ndërsa për atë universitar dhe gjithçka tjetër është spekulim dhe shpifje” ka thënë Svarqa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img