26,04,2024

Serbia dhe Maqedonia i ‘turrën’ Kosovës, s’ju pëlqen vendimi për mbrojtjen e prodhimit vendor

Must Read

Ministri serb i tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit, Rasim Ljajiq ka thënë sot se autoritetet kosovare, me vendosjes e taksës shtesë prej 30 për qind në importin e pemëve, perimeve dhe misrit po vazhdon me praktikën e barrierave doganore dhe jashtë-doganore.

“Prishtina po e bënë këtë vetëm kur iu konvenon atyre”, ka thënë Ljajiq, transmeton lajmi.net. ai ka shtuar se me këtë vendim Kosova po e shkelë marrëveshjen e CEFTA-s.

Sipas tij, si përgjigje për këtë masë të Kosovës, ata do të bëjnë presion në Komisionin Evropian dhe do të mendojnë për masat praktike ndaj institucioneve të Kosovës.

Edhe Maqedonia është shprehur e pakënaqur me masat që i ka ndërmarr Kosova për të mbrojtur produktet vendore.

Masat e marrë nga Kosova nuk janë as më pak e as më shumë sesa mbrojtje e prodhimit vendor në kohë të caktuar, pra atëherë kur prodhimet tona mbulojnë kërkesën e tregut vendor. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img