27,04,2024

Serbët kthehen, nuk hyjnë në Mushtisht

Must Read

Pjesëtarët e komunitetit serb që ishin nisur për një festë fetare në fshatin Mushtisht, janë kthyer pa hyrë fare në fshat. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

Policia e Kosovës zhvendos protestuesit – tensionet vazhdojnë

Policia e Kosovës po bën përpjekje që t’izhvendosë edhe për disa metra protestuesit. Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha se për Radion Evropa e Lirë, se duke Policia i ka larguar protestuesit për 40 metra larg vendit ku kanë qenë të vendosur fillimisht.

Për çdo moment pritet që pjesëtarët e komunitetit serb, të arrijnë në fshat, për në një festë lokale fetare, siç është paralajmëruar.

Ndërkohë ministri Avdullah Hoti është deklaruar për protestën e së dielës në Mushtisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Policia e Kosovës, ultimatum protestuesve

Policia e Kosovës kërkon nga protestuesit që të shpërndahen të qetë, në të kundërtën Policia është e obliguar ta shpërndajë masën që e ka bllokuar hyrjen në fshatin Mushtisht të Suharekës, në përpjekje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren,Nexhmi Krasniqi, duke shtuar se aktualisht situata është e qetë.

Gaz lotsjellës e arrestime në Mushtisht – banorët kundërshtojnë kthimin e serbëve

Policia e Kosovës është përplasur të dielën me një grup protestuesish shqiptarë në fshatin Mushtisht të Suharekës, që kanë bllokuar hyrjen në përpjekje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për shkak “të pengesës në kryerjen e detyrës zyrtare”, arrestoi një numër protestuesish.

“Të paktën 13 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së sotme në Mushtisht. Një zyrtar i policisë është lënduar në përpjekje të forcave të rendit për të vendosur situatën nën kontroll”, tha për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha,zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Serbët lokalë, që janë zhvendosur nga fshati Mushtisht që prej përfundimit të luftës, kanë paralajmëruar kthimin në fshat, më 28 gusht, me qëllim të pjesëmarrjes në një festë lokale ortodokse dhe kanë kërkuar njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm në, sic thonë, “shtëpitë e tyre”.Disa ditë para kremtimit të fetsës në hyrje të fshatit u vendos një pankartë, të autorëve tash për tash anonim, me përshkrimin “Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“.Pankarta e vendosur tregonte fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.Vendosja e pankartës shkaktoi një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, që e dënoi “vendosjen e pankartës” dhe theksoi “përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat”.(REL)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img