18,04,2024

Selektimi në Baza Gjinore apo Cilësore

Must Read

Salihe Salihu – PhD kandidat

postulat për selektim në përzgjedhje të kandidatëve duhet të jetë cilësia dhe bindja për përsosmërinë individuale të kandidatit”



Tash në kohën e zgjedhjeve disa persona, që më njohin mua personalisht dhe njohurit e mia, si ligjëruese e disa lëndëve, në veçanti lendes për barazi gjinore, me shtrojnë pyetje se a është demokratike që të prioritohet një femër përpara një mashkulli në përzgjedhjen e kandidateve me përkatësi gjinore.

Unë këtë lëndë e zotëroj jashtëzakonisht mire, kam ligjëruar në Universitetin e Prishtinës dhe kam mbajt edhe seminare në Suedi për këtë lëndë ( për ata qe janë të interesuar mund ti gjejnë angazhimet e mia në google.se), dhe flas me kompetencë që vlerësimi im do të bazohet në teoritë dhe praktikat më pro-perëndimore dhe pro-feministe-dhe krejtësisht me qëndrim neutral.

Në bazë të gjitha njohurive që posedoj për këtë fushe sensitive sidomos kur është në pyetje përkrahja në baza gjinore ekzistojnë shumë modele që aplikohen dhe mund të them se janë disa programe afirmative për gjininë femërore.

Mirëpo kur është në pyetje konkurrenca mes dy gjinive nuk lejohet të aplikohen programet afirmative apo favore në baza gjinore sepse dëmtohet zhvillimi i konkurrencës brenda një fushe të caktuar, e në rastin tonë konkret dëmtohet domeni politike.

Në mënyrë decidive potencoj se feministët demokratë luftojnë me kualitet cilësor e nuk pranojnë programe afirmative. Bile në vendet demokratike nëse paraprihet programi afirmative përpara kualifikimeve individuale, ndëshkohet me ligj.

Prandaj përgjigja ime tingëllon si në vijim: ”postulat për selektim në përzgjedhje të kandidateve duhet të jetë cilësia dhe bindja për përsosmërinë individuale të kandidatit”.



- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img