29,03,2024

Së shpejti themelohet Arkivi Ndërkomunal në Ferizaj

Must Read

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtoren e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati Shabani, kanë pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Ramë Manaj së bashku me përfaqësuesin nga kjo agjenci. Temë e diskutimit në këtë takim ishte gjendja e përgjithshme e arkivave, me theks, arkivit të Ferizajt, përkatësisht procesit të digjitalizimit dhe formave tjera për ruajtjen dhe promovimin më të mirë të materialeve arkivore. I pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj se gjendja e arkivit në Ferizaj ka nevojë për ndërhyrje me qëllim që të avancohet ky shërbim dhe ruajtja e dokumentacionit dhe materialeve tjera arkivore të bëhet sipas standardeve më të larta në këtë fushë. Ramë Manaj, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, njoftoi Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në buxhetin e saj ka paraparë themelimin e Arkivit Ndërkomunal në Ferizaj, aset ky i munguar deri më tani, e që në disa qendra të tjera të Kosovës, funksionojnë këto institucione. Madje, kërkesë e mysafirëve ishte që si obligim i Komunës së Ferizajt në këtë proces të jetë sigurimi i objektit dhe investimet në infrastrukturën e nevojshme për të mundësuar funksionimin e Arkivit Ndërkomunal. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se qeverisja lokale tashmë ka marrë iniciativa në këtë drejtim, përkatësisht për ruajtjen e materialeve të ndryshme për periudha historike duke proceduar themelimin e Muzeut të Kujtesës, porse edhe për Arkivin Ndërkomunal do të ndiqet procedura e nevojshme që të themelohet në qytetin tonë. Arkivi Ndërkomunal në Ferizaj do të grumbulloj materialet arkivore nga fondkrijuesit shtetëror dhe privat, e të cilat do të mund të shfrytëzohen sipas parashikimeve ligjore të kësaj fushe. Ferizaj i ka munguar deri më tani një institucion i tillë dhe gatishmëria e qeverisjes lokale për të mundësuar themelimin e një institucioni të tillë paraqet hap themelor në kujdesin institucional dhe promovimin e materialeve arkivore që paraqesin dëshmi të periudhave historike por edhe për shërbimin për nevoja të qytetarëve dhe administratës shtetërore që do të mundësoj ky institucion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img