25,04,2024

SBAShK’u nuk do që nxënësit t’i zëvendësojnë orët e humbura gjatë grevës

Must Read
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të martën ka njoftuar se ka marrë vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve. Sikurse edhe pritej, kjo nuk po i pëlqen SBAShK’ut. Ata po thonë se ky vendim i MAShT’it është i paligjshëm, shkruan Gazeta Express

Për tri javë, nxënësit e shkollave në mbarë vendin nuk patën mundësi të ndjekin mësimin në shkollat e tyre. Kjo pasi mësimdhënësit patën vendosur ta bojkotojnë mësimin e t’i futën grevës deri në përmbushje të kërkesave të tyre. 

Ata kërkonin rritje të koeficientit në pagën e tyre, prej 30 për qind. Madje nuk u mjaftuan as me një rritje pak më të ulët se ajo që kërkonin, të cilën kryeministri Ramush Haradinaj ua ofroi. 

Pas arritjes së marrëveshjes në mes të Haradinajt, SBAShK’ut e MAShT’it dhe fillimit të procesit mësimor, Ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi ka bërë të ditur se orët mësimore të humbura gjatë grevës do të zëvendësohen.

Bytyqi ka treguar se 5 ditë do të zëvendësohen gjatë pushimit pranveror, 5 ditë do të zëvendësohen të shtunave, si dhe do të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 1018.2019.
E këtë nuk po e pranon SBAShK’u. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Express se kjo kërkesë e Bytyqit është e jashtëligjshme dhe se mësimdhënësit i qëndrojnë prapa vendimit për të mos i zëvendësuar orët.

“SBAShK’u nuk e njeh si të ligjshëm vendimin e ministrit për zëvendësimin e orëve. Nga fakti se ky vendim është i njëanshëm pa asnjë konsultë paraprake me neve, e aq më tepër bie ndesh me ligjin për organizimin e grevave të Kosovës, i cili nuk parasheh dhe nuk obligon pjesëmarrësit në grevë që t’i zëvendësojnë ditët e grevës e aq më tepër kur grevistët kanë qenë në vendet e tyre të punës”, është shprehur Jashari.

Fakti se mësimdhënësit kanë qenë në vendin e tyre të punës, por nuk kanë mbajtur mësim, nuk po e shqetëson SBAShK’un. Ata po thonë se këtë ua kanë mohuar institucionet e vendit, e jo mësimdhënësit. 

“Këtë ua kanë mohuar institucionet e shtetit, kanë mundur që dialogun dhe mjetet ti ndajnë më herët, vazhdimisht ua kemi bërë me dije se s’do ti zëvendësojmë sepse do të zbehet vlera e grevave. Vendimin e tij e kontestojmë dhe do ta dërgojmë në gjykatë, deri sa të merret një vendim i gjykatës SBAShK’u do të presë e më pas të veprojë sipas saj”, ka theksuar Jashari.

Greva e mësimdhënësve pati filluar me 14 janar dhe ka përfunduar me 4 shkurt, pas plotësimit të kërkesave të mësimdhënësve/Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img