19,04,2024

SBASHK-u shpreh shqetësim për rezultatet e PISA-s

Must Read

Sindikata e Bashkuar, e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë në Ferizaj, ka reaguar pas rezultateve të publikuara nga programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën PISA, i cili e ka radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 72 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.

“Edhe ne si sindikatë jemi shqetësuar për këto rezultate, mirëpo jo edhe shumë, sepse përafërsisht ne e kemi ditur që nuk mund të kemi rezultate më të mira në një shtet i cili ende gjendet në pelena dhe thjesht e kemi pritur me një maturi realiste sepse s’kemi menduar se do të jetë një rezultat më i qëndrueshëm”,tha Rexhep Sadiku, kryetar i SBASHK-ut në Ferizaj.

Sadiku, tha se në këtë mossukses kanë ndikuar shumë faktor.

 “Ne jemi të shqetësuar pse shpejtojnë autoritete arsimore me deklarata të papërgjegjshme që fajin t’ua veshin arsimtarit, ne jemi të mendimit se ndikojnë shumë faktor në këtë sukses kaq të ulët dhe këta faktor janë faktor material dhe psikologjik, së pari është moszhvillimi ekonomik dhe humbja e perspektivës, reformat e shpejta dhe të imponuara, humbja e imunitetit të arsimtarit përballë reformave dhe normave të reja dhe një sërë faktorësh të tjerë që kanë ndikuar që ky rezultat të jetë ky që është”,tha Sadiku.

I pyetur nga gazetarët, se pas këtij rezultati a do të pranojnë testimin e mësimdhënësve,  kryetari i SBASHK-ut në Ferizaj, tha se testimi i kuadrit arsimor është një pjesë formale e cila nuk do të përmirësoj këtë gjendje, andaj do të vazhdojnë të kundërshtojnë këtë testim. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img