29,04,2024

SBASHK-u paralajmëron grevë

Must Read

Kryesia SBASHK-ut ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësuesit e saj nga të gjitha komunat e Kosovës dhe të universiteteve, për të debatuar lidhur me angazhimet për ndryshimin në Projektligjin për pagat, pasi që është konstatuar se Projektligji si i tillë është degradues për profesionin e mësimdhënësit.

Siç njofton SBASHK-u, pjesëmarrësit në këtë takim i kanë dhënë mbështetje të fuqishme angazhimit të kryetarit dhe kryesisë që përmes dialogut me përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës  të korrigjohet ky Projektligj dhe që profesioni i mësimdhënësit të mos mbetet i pozicionuar aq ulët, por  të rangohet në vend të merituar.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut në takim kanë vendosur, që nëse  nuk ka reflektim nga ministritë gjegjëse, atëherë SBASHK-u pakënaqësinë do ta shpreh edhe përmes organizimit të veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.

Po në këtë takim pjesëmarrësit kanë zhvilluar një debat konstruktiv lidhur me idenë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me BSPK-në.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut nga të gjitha nivelet e arsimit të Kosovës kanë marrë vendim që të fillohet me realizimin e agjendës për zgjedhjet e  reja, duke filluar nga shoqatat sindikale në institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe atij Universitar, e për të vazhduar me zgjedhjet në Kuvendet të të tri niveleve arsimore, në mënyrë që me forca të reja të shkohet  drejt Kongresit, që do të mbahet në fillim të vitit 2018”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img