28,03,2024

SBASHK-U NUK I BINDET QEVERISË: TË HËNËN NUK DO TË MBAHET PROCESI MËSIMOR

Must Read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahet procesi mësimor.

Sipas SBASHK-ut e hëna në kalendarin e vitit shkollor është ditë pushimi.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se e hëna do të jetë ditë e rregullt pune.

Njoftimi i plotë i SBASHK-ut:

SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë  kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon te  punëtorët  e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas  Kalendarit të MASH për këtë  shkollor.

Të premten punëtorët arsimor në fillimet e  orëve  të  para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 Nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, aprovuar nga MASH e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë.

Apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët  shëndetësor  le të përdorët për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën  e madhe të flamurit kombëtar. SBASHK-u kujton se me punëtorët e arsimit janë solidarizuar që moti me mantelbardhët dhe me policinë  duke mbajtur procesin mësimor në kushte tepër të rënduara e duke u përballur me Covidin me masa modeste mbrojtëse. Punëtorët e arsimit  dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë  të hënën për ta ndjerë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin  për heronjtë e dëshmorët e kombit , që i sollën lirinë këtij trualli.

SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë  kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon të  punëtorët  e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas  Kalendarit të MASH për këtë  shkollor. SBASHK-u ua uron punëtorëve të arsimit dhe gjithë popullit shqiptar kudo është festën e madhe të flamurit tonë  kombëtar.

Prishtinë, 28 nëntor 2020,

Zyra për informim e SBASHK-ut

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img