24,04,2024

SBASHK-u: Nuk bëhemi dorë e zgjatur e askujt

Must Read

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se greva nuk ka asnjë prapavijë politike.

Duke iu përgjigjur akuzave të Këshillit të Prindërve, Jasharaj deklaroi se kjo Sindikatë nuk bëhet dorë e zgjatur e askujt.

Sipas tij, nëse kjo do të ndodhte atëherë brenda SBASHK-ut do të kishte përçarje.

“E keqja është se një pjese të prindërve dhe e individëve tjerë nga institucionet, me akuza të tilla nuk çon në zgjidhje. Ne nuk kemi mundësi të bëjmë lojëra politike, sepse SBASHK-u është i tërë Kosovës, dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Anëtarët, disa e votojnë LDK-në, PDK-në, AAK-në e Nismën. Edhe po të dojë dikush të bëjë politikë, apo të bëhej dorë e zgjatur e dikujt, do të kishte përçarje. Ne nuk bëjmë politikë, ne bëjmë sindikalizëm”, deklaroi Jasharaj për Telegrafin.

Kur greva ka hyrë në ditën e 10-të, kryetari i SBASHK-ut fajësoi Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë.

Jasharaj madje deklaroi se për kompensimin e orëve, vendosin mësimdhënësit e jo kryeministri.

“As kryeministri e as ministri, nuk duhet të flasin për orë të humbura, sepse po dihet se ato kanë humbur. Duhet të flasim ta gjejmë zgjidhjen, sepse nuk dihet edhe sa orë do të humben. Tek kur të kryhen gjërat, dhe mësimdhënësit e kuptojnë që ka reflektuar qeveria, mund të flasim. Dhe për orët e humbura vendosin mësimdhënësit. Me urdhra nuk mbahen orët”, u shpreh Jasharaj.

I pari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë tha se duhet të rriten koeficientet për mësimdhënësit.

Jasharaj gjithashtu deklaroi se si mundësi e kanë lënë edhe tërheqjen e Projektligjit të Pagave. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img