26,04,2024

SBASHK: Ligji i pagave duhet të tërhiqet për rishikim dhe korrigjim

Must Read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),  ka kundërshtuar versionin aktual të Projektligjit për pagat duke e quajtur si degraduese për tërë sistemin arsimor.

SBASHK-u ka zhvilluar një takim me ç’rast është kërkuar të bëhet korrigjimi i projektligjit dhe se punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në të.

“Në këtë përpjekje që çështjet të rregullohen me dialog e angazhime të përbashkëta SBASHK-un duhet ta mbështesin dhe MASHT dhe Këshilli i Prindërve sepse ata publikisht e kanë thënë se kërkesat tona janë legjitime e të drejta. Nuk është mirë që ata të heshtin tani e pastaj të dalin e të deklarohen kundër veprimeve sindikale”, shkruan në komunikatën e SBASHK-ut.

“SBASHK-u i drejton një këshillë miqësore kryetarit të Komisionit parlamentar për Administratë dhe deputetit Nait Hasani që t’i shqyrtojë me korrektësi kërkesat e SBASHK-ut , që i janë dërguar atij dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit, dhe ta kuptojë drejt alarmin se do të ketë veprime sindikale në tërë sistemin arsimor nëse kërkesat tona lidhur me Projektligjin për pagat anashkalohen.

“SBASHK-u e ka dëgjuar gjithmonë dhe do ta dëgjojë zërin e anëtarësisë e do të veprojë ashtu si thonë ata dhe përgjegjës për atë që do të ndodh janë ata që nuk duan t’i kuptojnë drejtë këto alarme e paralajmërime me kohë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img