23,04,2024

Saranda Musliu: Veq miqëve kosovarë kam një mbështetje të madhe edhe nga rrafshi ndërkombëtar (Video)

Must Read

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Saranda Musliu nga radhët e LDK -së e cila pas pak ditësh pritet që fitojë sërish mandatin e ri,  ka njoftuar sot se po i gëzohet mbështetjes së madhe që po i jep elektorati kudo në Kosovë.

Por një video e cila i ka ardhur këto ditë  nga Deputeti në Parlamentin e Bavarisë në Gjermani Dr. Martin Huber i ka dhënë një motiv të veçantë për të korrur fitore të sigurtë.

“ Pak ditë para mbylljes së fushatës zgjedhore mua më vie një përkrahje e rrallë nga Gjermania.

Nuk ka mënyrë më të mirë që në mbyllje të angazhimit tim elektoral të

dëgjoj këto fjalë. 😊

Miku im gjerman dhe homologu Dr. Martin Huber faleminderit që ke ndarë kohën tënde të çmuar për përkrahje të aktivitetit tim politik.

Dr. Martin Huber (CSU) është

Anëtar i Parlamentit Bavaria në Gjermani si dhe  ,anëtar i Komisionit për Çështjet Evropiane në këtë institucion.

Faleminderit Gjermani🇩🇪

Faleminderit miq kudo nëpër botë, për mbështetjen që më falni në secilin rrugëtim timin politik.

Për energji të reja dhe angazhime brenda dhe jashtë kufijve jam gjithomë e gatshme.

Voto 132✅ LDK

Voto Saranda Musliu 30✅” ka shkruar deputetja Musliu në rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img