26,04,2024

Samiti i Diasporës në Tiranë – Thaçi: E kemi obligim si shtete që të ruajmë identitetin e diasporës

Must Read

I ftuar në këtë ngjarje të rëndësishëm, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se kemi obligim si shtete që të kontribuojmë për ruajtjen e identitetit të diasporës

Duke vënë në dukje se diaspora ka nevojë për riorganizim, Thaçi nënvizoi se pa të, nuk do kishim të drejta të barabarta në Maqedoni. Sipas tij, diaspora është edhe burim i stabilitetit ekonomik.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit kosovar, uroi dhe shprehu besimin që vitin e ardhshëm, në bashkëpunim mes dy qeverive, kosovare dhe shqiptare, samiti i ardhshëm i Diasporës të mbahet në Prishtinë.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në çelje të pritjes tha se sot nis një kapitull i ri midis Shqipërisë e shqiptarëve. “Kemi fshirë distancat që na ndajnë nga njëri tjetri”, tha ai.

Bushati tha se roli i shqiptarëve në diasporë në SHBA e Evropë, ka qenë i pazëvendësueshëm. Ju , tha ai, përfaqësoni sot zërin e më shumë se 1.5 milionë shqiptarëve.

Në këtë samit  marrin pjesë personalitete të politikë shqiptare, por edhe diplomatë.

Për herë të parë në Shqipëri po mbahet Samiti i Diasporës. Rreth 600 shqiptarë të cilët përfaqësojnë diasporën marrin pjesë këtë fundjavë në këtë event. Samiti i Diasporës është një nismë e kryeministrit të vendit, Edi Rama për të vendosur ura të qëndrueshme bashkëpunimi me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Si një vend me emigracion të zhvilluar prej më shumë se një shekulli, Shqipëria ka një diasporë të gjerë në Europë dhe SHBA. Në radhët e diasporës, përveç intelektualëve, ka edhe shembuj të shumtë të sipërmarrësve të suksesshëm jashtë vendi.

Ura kryesore ekonomike që ka lidhur Shqipërinë me diasporën kanë qenë dërgesat, që ende sot janë një burim i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Remitancat janë të lidhura kryesisht me emigracionin e pas viteve ‘90. Nga një rekord prej 952 milionë eurosh në vitin 2007, remitancat vitin e kaluar ishin 598 milionë euro. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img