25,04,2024

Salihaj: Rezultati i LDK-së nevojë për ndryshime edhe në degën e Ferizajt

Must Read

Njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj Adem Salihaj, rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e mbajtura të dielën e quan shkatërrim për LDK-në. Për këtë Salihaj fajëson Isa Mustafën, dorëheqjen e të cilit thotë se e ka kërkuar që sa kohë.

“Ishte një shembje e rëndë e LDK-së që u përjetua rëndë nga të  gjithë. Ndonëse deri diku ishte e pritshme pasi për një kohë të gjatë elektorati ynë ka qenë i pakënaqur me mënyrën e udhëheqjes dhe ka qenë e pritshme, por jo deri në këtë masë. Fajtori kryesor është i pari i partisë sepse ai i ka krijuar  politikat e koalicionet  e LDK-së, pra  e gjithë kjo ka bërë që të ndodhë kjo që LDK-ja të përgjysmohet. Unë e kam thënë edhe më herët që fajtori është kryetari i LDK-së dhe ai duhet të jap dorëheqje menjëherë, këtë ia kam thënë vazhdimisht“, tha Salihaj.

Salihaj thotë se ndryshimet janë të domosdoshme edhe në degën e Ferizajt, sepse në këtë mënyrë nuk mund t’i futen garës për zgjedhjet komunale.

“Ne do ta shqyrtojmë situatën në mënyrë zingjirore, fokusin tani e kemi tek kreu i LDK-së, sepse pa ndryshim atje nuk bëhet askund tjetër, ne tani do të shohim atje, por gjithsesi do të reflektojmë edhe këtu sepse rezultati na detyron me reflektu, sepse nuk mund të hymë në këtë formë në zgjedhjet lokale”, tha Salihaj.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit LDK-ja mori vetëm 13.08% të votave në nivel vendi, ndërsa në Ferizaj 9.14%./Tv Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img