24,04,2024

Salihaj: Duhen ndryshime radikale në skenën politike të Kosovës

Must Read

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, thotë se në Kosovë bëhen arrestime të kriminelëve të vetmuar apo grupeve të vogla, të cilat nuk janë të lidhura me politikanët dhe me pushtetin.

Sipas tij, kriminelët e niveleve të larta janë të paprekshëm dhe nuk do të arrestohen, përderisa shefat e tyre janë në majat e shtetit.

“Andaj, ne kemi fatin e keq që të jetojmë në një shtet plotësisht të kriminalizuar dhe të korruptuar, dhe se asnjë shtyllë e shtetit nuk është jashtë kësaj. Kësisoj, do të duhen ndryshime radikale në skenën politike të Kosovës, në mënyrë që Kosova sadopak të bëjë ndonjë hap drejt vendosjes së sundimit të ligjit dhe luftimit të kriminelëve”, ka potencuar për gazetën, “Kosova Sot” Adem Salihaj.

(Kosova Sot)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img