18,04,2024

Sabitit i marrin fund kopallat, suspendohet pasi grushtoi nxënësin

Must Read

Ishte nisur për në shkollë në një ditë pune të zakonshme, por përfundoi duke u dhënë nxënësve të tij grushte e shqelma. Nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë, pasditen e së premtes që shkoi u ndeshën me një skenë jo të lakmueshme. Profesori Sabit Kopalla grushtoi një prej nxënësve të tij. Por, sot Drejtoria për Arsim në Podujevë ka marrë një vendim për të. Kopalla është suspenduar përkohësisht nga puna, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht ishte munduar që të parandalonte një rrahje mes nxënësve, por u përfshi vetë në të. Madje, u bë personazhi kryesor i asaj rrahjeje.

Profesori i gjuhës angleze në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë, Sabit Kopalla, grushtoi një prej nxënësve të gjimnazit, në oborrin e shkollës të premten që po lëmë pas. Përleshja ishte xhiruar nga një nxënës tjetër me telefon.

Rasti ishte lajmëruar në Polici dhe Drejtorinë e Arsimit në Podujevë. Mirëpo, në institucionet që merren me sigurinë dhe arsimin nuk ishte treguar e vërteta.

Në polici edhe nëna e viktimës kishte dhënë deklaratë se profesori Kopalla vetëm ka kryer punën e ndërmjetësuesit në një rrahje mes nxënësve.

Por, sot Drejtoria për Arsim në Podujevë e ka ndëshkuar Kopallën. Kjo drejtori ka marrë vendim që ta suspendojë përkohësisht nga puna profesorin e anglishtes.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, vet Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Agim Blakçori.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Podujevë, ka shqiptuar masën disiplinore për prof. Sabit Kopalla, Suspendim i përkohshëm nga puna”, ka deklaruar Blakçori.

Vet Kopalla nuk ka dashur të flasë për këtë çështje. Madje, ai ka thënë se gazeta duhet të merret me çështje të tjera, pasi që siç është shprehur se çështja e tij është bërë “bajat”.

“Ikni bre, jeni ba shumë bajata me këtë temë. Nuk e di a e shihni veten çfarë bajata jeni ba. Keni me çka me u marrë tjetër”, ka thënë Kopalla për Express.

Ndërkohë, ditë më parë Kopalla e kishte mohuar se ai ka grushtuar nxënësin.

Kishte thënë se vetëm ka ndërhyrë për t’i ndarë nxënësit e tjerë derisa përlesheshin.

“Më kanë lajmëruar nxënësit dhe në momentin që ka dashur të ikë unë e kam ndalur për ta dërguar në drejtori”, kishte thënë Kopalla, për Express, të shtunën.

Por, ndaj tij ka filluar hetimet edhe Prokuroria.

Se ndaj Kopallës kanë filluar hetimet, këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, komandanti i stacionit policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

Bislimi ka deklaruar se palët janë intervistuar, dhe se rasti është cilësuar si sulm.

“Rasti është raportuar ndërkaq që ne kemi kryer të gjitha procedurat. Janë intervistuar palët ndërkaq që me urdhër të prokurorit rasti është hapur si sulm”,ka thënë Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi për Express.

Se do të merren masa ndaj Kopallës kishte paralajmëruar edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

“Unë deri dje kam qenë në udhëtim zyrtar, edhe nuk kam shumë informacione. Por, sigurisht që do të merren masa bazuar në ligjet në fuqi”, ka thënë Veliu për Express.

Ndryshe, Sabit Kopalla, profesor i anglishtes, në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për asamble komunale të Podujevës me LDK’në. Në profilin në FB, fotografitë kryesore i ka me kryetarin e Podujevës, Agim Veliun, që është edhe Nënkryetar i LDK’së.

Rasti i rrahjes se nxënësit nga profesori nuk është i vetmi në Podujevë e Kosovë. Edhe raste tjera janë denoncuar nga prindërit dhe fëmijët, por, kanë munguar masat ndëshkuese ndaj profesorëve të dhunshëm

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img