26,04,2024

Sa të Hapura janë Komunat e Kosovës në Raport me Vendet e Ballkanit Perëndimor?

Must Read

Në bashkëpunim me partnerët e rrjetit ballkanik të organizatave jo-qeveritare ACTIONSEE, Open Data Kosovo (ODK) ka bërë një analizë të politikave publike që e masin nivelin e transparencës, praktikave të hapura, dhe llogaridhënies së pushtetit lokal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në periudhën kohore nga muaji Tetor deri në Dhjetor të vitit 2016 anëtarët e rrjetit “ActionSEE” dhe Open Data Kosovo punuan në një hulumtim të detajuar bazuar në metodologji shkencore përmes të cilit është analizuar sa të hapura janë qeverisja e nivelit lokal, duke marrë si mostër 144 komuna nga 6 vende dhe mbi 60 indikatorë për komunë. Kriteret që masin sa të hapura janë komunat fokusohen në katër fusha: Qasshmëria, Efikasiteti, Integriteti dhe Transparenca.

Qëllimi i këtij hulumtimi është të analizojë gatishmërinë e komunave për të shërbyer si institucione për nevoja të qytetarëve. Hapja e qeverisjes lokale për në studimin tonë përfshinë transparencën dhe efikasitetin e institucioneve si dhe komunikimin e tyre me qytetarët.

Në krahasimin rajonal të qeverisjeve lokale, Kosova gjendet gati në fund me vetëm 26.7% të kritereve të përmbushura. Shqipëria qëndron e fundit, shënon vetëm 12.1%, ndërsa Mali i Zi më i suksesshmi nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përmbush 57.5% të tyre.

Komunat që i nënshtrohen vlerësimit u përzgjodhën rastësisht në një mostër, ato janë: Dragash, Ferizaj, Gllogoc, Graçanicë, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mamushë, Mitrovicë, Partesh, Podujevë, Ranillug, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan. Nga këto: më të suksesshmet janë Mitrovica (59.8%), Dragashi (44.5%) dhe Podujeva (39.7%). Në fund të këtij vlerësimi gjenden komunat si: Zvecani, Zubin Potoku dhe Parteshi që kanë mbushur 0% deri në 1% të kritereve.

Problemet kryesore u vërejtën janë ne fushën e komunikimit me publikun si dhe pjesëmarrjen qytetare ne vendimmarrje, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve dhe politikave. Poashtu, qeveritë lokale të Kosovës janë ndër më pak transparentet kur bëhet fjalë për buxhetin, informacionet organizative dhe transparencën e prokurimit publik.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img