28,03,2024

Rusia dhe Japonia përpiqen të arrijnë marrëveshje për ishujt e kontestuar

Must Read

Japonia dhe Rusia kanë mosmarrëveshje për katër ishuj të arkipelagut të Kurileve pushtuar në fund të Luftës së Dytë Botërore nga Bashkimi Sovjetik.

Japonia pretendon këto ishuj dhe kjo mosmarrëveshje ka penguar deri tani dy vendet të nënshkruajnë një traktat paqeje.

“Terreni ynë kryesor përqendrohet në përpjekjet e konsiderueshme të drejtuesve tanë me qëllim për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga dy krahët për këtë mosmarrëveshje territoriale”, deklaroi Serguei Lavrov pas një takimi me Kishida.

“Për çështjen e traktatit të paqes, ne do të dëshironim të arrinim një rezultat që do të përshëndetej nga popujt e Japonisë dhe Rusisë”, konfirmoi Kishida.

Kreu i diplomacisë japoneze shtoi se dëshironte negociata dinamike me qëllim për të zgjidhur përfundimisht çështjen e sovranitetit të katër ishujve.

“Ne kemi interes të zgjidhim këtë problem që po zgjat prej shumë kohësh”, theksoi Lavrov duke pranuar se nuk ishte e thjeshtë të pajtosh qëndrimet e ndryshme të palëve, transmeton atsh.

Këto takime u zhvilluan dy javë para një vizite të presidentit rus parashikuar më 15 dhjetor në Yamaguchi, në perëndim të Japonisë.

Bëhet fjalë për vizitën e parë në Japoni të Vladimir Putinit që prej vitit 2005.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img