25,04,2024

Rufki Suma  takon Carlos Guerrero, ekspertë për antikorrupcion 

Must Read

Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune z.Carlos Guerrero, ekspertë për antikorrupcion nga kompania amerikane Chemonics International .
Takimi i cili kishte karakter informues, ishte mundësi që kryetari Suma dhe z.Guerrero të bashkëbisedojnë lidhur me zhvillimet e përgjithshme në komunën e Hanit të Elezit.
Mënyra e qeverisjes se komunës suaj, bazuar në të gjitha informatat të cilat kanë qenë shumë pozitive ka ngjalle interesimin tonë që të vijmë dhe të ju vizitojmë tha z.Carlos Guerrero, eksperte për antikorrupcion .
Ai tha se është fat i madh që të takoj një kryetarë të komunës i cili është i gatshëm të punoj në pajtim me ligjin, të jetë efikas, dhe plotësisht transparent.
Në takim u biseduan praktikat e komunës së Hanit të Elezit në fushat e prokurimit publik, rekrutimit të stafit, bashkëpunimit me nivelin qendrorë, si dhe sfidat me të cilat kryetari Suma është ballafaquar në qeverisjen komunale.
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma dike falënderuar z.Carlos Guerrero për këtë vizitë e informoi mysafirin lidhur me praktikat e komunës dhe me raste konkrete e informoi me problemet të cilat në shumë raste pengojnë një qeverisje lokale .
Pushteti lokal ka obligim për logaridhënje ndaj qytetarëve dhe komuna e Hanit të Elezit në vazhdimësi dhe rregullisht raporton mbi zhvillimet në komunë si para qytetarëve ashtu edhe para kuvendit të komunës tha z.Suma.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img