29,04,2024

Rrustem Berisha: Është urgjente që Kosova të bëhet me ushtri

Must Read
FSK

DPMS i AAK-së është i shqetësuar pas deklaratave kërcënuese të zyrtarëve të lartë nga Serbia, si dhe veprimeve të tyre të fundit duke filluar me murin, ndalesës së z. Haradinaj në Francë, trenin – të gjitha këto me konotacion politik, vazhdimësi e ish-pushtetit të diktatorit Millosheviq.

Veprimet e tilla janë provokime të hapura ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërsa rritja e numrit të ushtarëve serb në brezin kufitar me Republikën e Kosovë paraqet kërcënim direkt për mjedisin e sigurisë në Kosovës dhe rajon.

DPMS i AAK-së i mirëpret të gjitha angazhimet shtetërore dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë NATO-n, për gatishmërinë e ofruar përball çdo situate në ruajtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Pra, nevoja që Kosova të bëhet me ushtri është tepër urgjente, gjetja e një opsioni formal, do të nënkuptonte zgjerimin e misionit të FSK-së deri në krijimin e kushteve për transformim të plotë, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Rrustem Berisha, kryesues i DPMS-së së AAK-së. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img