12,07,2025

Rrugët vdekjeprurëse në Kosovë, 90 persona humbën jetën për nëntë muaj

Must Read

90 persona kanë vdekur në aksidente nëpër rrugët e Kosovës që nga janari e deri në shtator të këtij viti. Ky numër megjithatë paraqet rënie nga të njëjtat të dhëna për shtatë muajt e parë të vitit 2017.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë publike statistikat për aksidentet me lëndime dhe ato me fatalitet për 9 muaj në Kosovë.

Nga të njëjtat, bëhet e ditur se në 69 aksidente fatale deri në shtator të këtij viti, kanë mbetur të vdekur 90 persona, shkruan lajmi.net.

E të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 96 persona humbën jetën nëpër rrugët e Kosovës si pasojë e aksidenteve

Rënie ka shënuar edhe numri i aksidenteve me lëndime.

Këtë vit, për dallim nga ai i kaluari ndodhën 103 aksidente më pak, gjithësej 4668.

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ndërmerr aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img