20,04,2024

Rrugët e Ferizajt janë të kalueshme

Must Read

Kompanitë për pastrimin e borës të angazhuara nga Komuna e Ferizajt, po punojnë intensivisht në mirëmbajtjen e rrugëve të komunës.

Nga terreni thuhet se edhe përkundër reshjeve që po vazhdojnë, të gjitha rrugët në komunën e Ferizajt janë të kalueshme, ndërsa bëhet e ditur se me vështirësi po qarkullohet në rrugët e fshatrave malor të Jezercit dhe Burrnikut.

Autoritete nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë të Ferizajt, kanë thënë se kompanitë e angazhuara nga komuna janë duke punuar pandërprerë në mirëmbajtjen e rrugëve dhe se aktualisht të gjitha rrugët e komunës janë kalueshme.

15825816_1391900070844812_5593431330302538187_n

Drejtoresha e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mimoza Fazliut ka thënë, se ekipet mobile të këtyre kompanive janë duke u përkujdesur për mbajtjen e gjendjes nën kontroll.

“Gjatë tërë kohës ekipet janë duke u përkujdesur që rrugët të jenë të kalueshme. Gjatë orëve të paradites është intervenuar në largimin e borës dhe hedhjen e kripës. Aktualisht të gjitha rrugët e qytetit dhe të fshatrave janë të kalueshme dhe se në të gjitha rrugët është intervenuar”, ka thënë drejtoresha Fazliu.

Për më tepër bëhet e ditur se edhe gjatë orëve të pasdites do të intervenohet me hedhjen e kripës dhe largimin e borës me qëllim që edhe gjatë orëve të natës të mos ketë vështirësi në qarkullim.

Ndryshe, komuna e Ferizajt ka angazhuar dy kompani për mirëmbajtjen e rrugëve, kompaninë “Pastërtia” për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit dhe kompaninë “Hajrushi” dhe “Isa” për mirëmbajtjen e rrugëve të pjesë lindore dhe perëndimore të komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img