28,03,2024

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, Ambasada e Gjermanisë me njoftim për terminet e vizave

Must Read

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë të ditur se e kanë reduktuar numrin e termineve për aplikimeve për viza.

Në bazë të njoftimit të ambasadës, arsye për këtë është rritje e numrit të rasteve të infektimit me koronavirus, transmeton lajmi.net.

Ambasada njashtu ka përjashtuar mundësinë që edhe terminet e rezervuara dhe të konfirmuara të anulohen apo të shtyhen.

“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm. Nuk mund të përjashtohet mundesia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndryshe gjatë javëve të fundit pati një ndryshim të madh sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus.

Edhe pse situata në Kosovë ishte tejet e qetë dhe pa raste të shumta, tani gjithçka ka ndryshuar.

Nga më pak se 100 raste aktive sa ishin asokohe, tani për tani janë 5.118 raste aktive anembanë vendit.

Për shkak të rritjes së rasteve nga Ministria e Shëndetësisë nuk është përjashtuar edhe mundësinë e ndryshimit të masave antiCOVID.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img