23,04,2024

Rritja e çmimeve ndal punën e operatorëve ekonomik në Ferizaj, nënkryetari Lulzim Aliu kërkon reagim urgjent

Must Read

Shumë operatorë ekonomik në Ferizaj nuk po kryejnë shërbimet komunale të cilat I kanë  fituar përmes tendereve komunale.

Kjo po shkakton problem në kryerjen e shërbimeve të domosdoshme   të cilat nuk mund të kryhen pa operatorë ekonomik.

Në hall janë edhe të gjitha shkollat  e komunës së Ferizajt të cilat ka kohë që nuk kanë marr furnizime higjienike, përkundër kërkesave të tyre që të jenë të gatshme për fillimin e  vitit të ri shkollor.

E kjo po del se operatorët ekonomik po hezitojnë të kryejnë shërbimet e tyre pasi kontratat janë nënshkruar kohë më herët dhe shumë prej tyre janë dy e tri vjeçare.

Sipas operatorëve, problem kryesorë është ngritja e lartë e çmimeve  të materialeve dhe është e pamundur që të kryejnë shërbimet  me çmime të kontraktuara para një apo dy viteve.

Këtë problem sot e ka konfirmuar edhe nënkryetari I Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili përmes  një postimi në faqen e tijë zyrtare ka kërkuar që të bëhet rishikimi I këtyre kontratave, që të mundësohet furnizimi  nga këta operatorë.

Nënkryetari Aliu ka shkruar se  urgjent duhet të rishikohen të gjitha kontratat me operatorët ekonomik pas ndryshimit të madh të çmimeve, deri sa nuk është bërë vonë

Dikur do të bëhet vonë. Madje shumë vonë.

“Të përmirësohen urgjentisht të gjitha kontratat me operatorë ekonomik pas ndryshimit të madh të çmimeve.

Mbi 90% e kontratave nuk janë duke u realizuar.

Kompanitë më të fuqishme në vend i kanë liruar punëtorët dhe po punojnë me kapacitete shumë të zvogluara për t’i shpëtuar falimentimit.

Kompanitë e vogla janë edhe më keq.

Ndryshimi i kontratave është obligim ligjor dhe do të ishte shumë më pak i kushtueshëm në krahasim me anulimin e tyre.”

Kjo ishte kërkesa e parë që i kam bërë kryeministër Kurtit në takimin që e kemi realizuar në Prevallë para disa muajsh.

Në vend të tij u përgjigj ministri Murati i cili tha se ndoshta edhe do të mirren me këtë çështje.

Deri tash asnjë lëvizje nuk është parë.

Dikur do të bëhet vonë. Madje shumë vonë, ka shkruar Lulzim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img