25,04,2024

Rritet interesimi për profilet në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani”

Must Read

Në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, është rritur afër 40% numri i nxënësve të regjistruar.

Për dallim nga vitet e tjera kur interesimi i nxënësve për të ndjekur mësimet në këtë shkollë profesionale ka qenë shumë i ulët këtë vit është rritur dukshëm interesimi, ku sipas drejtuesve të kësaj shkolle kërkesat e nxënësve për të qenë pjesë e kësaj shkolle po vazhdojnë edhe pas përfundimit të dy afateve të rregullta.

Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili, tha se, 80% e paraleleve në shkollën teknike janë plotësuar vetëm në afatin e parë të regjistrimit.

14285705_1121995324514046_959665542_o

E, drejtori i shkollës teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, Isuf Calaj, tha se kërkesat e nxënësve për regjistrim po vazhdojnë edhe pas mbylljes së dy afateve.

Çalaj shtoi se, këta nxënës mund të pranohen vetëm nëse rritet numri i nxënësve nëpër paralele.

“ Gjatë këtij viti nxënësit kanë pasur edhe dy profile më të preferuara të kësaj shkolle profesionale,atë të ngrohjes qendrore dhe profili operatori i makinave me dirigjim kompjuterik” ka thënë Isuf Çalaj.

Në ngritjen e vetëdijësimit të nxënësve për të qenë pjesë e shkollave profesionale sipas drejtuesve të arsimit ka ndikuar edhe mundësia më e lehtë e punësimit përmes një zanati.

Aktualisht në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, u bë e ditur se ndjekin mësimet 886 nxënës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img