08,05,2024

Rrihet brutalisht një polic në veri

Must Read

policia-1208

Polici i Kosovës, përkatësisht i Njësitit për reagim të shpejtë, Dejan Vllashkoviq, i cili ka qenë në rroba civile dhe jashtë detyrës, është rrahur brutalisht nga disa persona mbrëmë rreth orës 22:40 para kafiterisë ‘Incognito’ që ndodhet në rrugën ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se polici ka qenë në gjendje të dehur dhe pasi me automjetin e tij ka goditur pa qëllim një xhip ‘Land Rover’ që ka qenë i parkuar, disa persona kanë dalë menjëherë nga kafiteria ‘Incognito’ dhe e kanë rrahur brutalisht deri në alivanosje.

“Është rrahur keq me këmbë e grushte e me çka jo tjetër deri në alivanosje dhe pastaj është dërguar në spital. Ivan Mllagjeviq, i njohur si narko-diler, është personi që më së shumti e ka rrahur dhe i ka shkaktuar lëndime policit”, kanë thënë burimet.

Mësohet se polici vazhdon të trajtohet në spitalin e veriut të Mitrovicës, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me ngjarjen, KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me zëvendësdrejtorin e policisë në veri Besim Hoti, por ai nuk e ka hapur telefonin. /KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img