20,04,2024

Rrëzimi i helikopterit, mbërrijnë ekspertët e kompanisë franceze

Must Read

helikopteri-rrezimi-1200x630

Ashtu siç u deklarua në Top Channel diten e enjte, ekspertë të kompanisë prodhuese të helikopterit EC 145 që ra në liqenin e Shkodrës, mbërritën në Shqipëri.

Rreth orës 13.00 ata kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” ku janë pritur nga përfaqësues të ministrise së Mbrojtjes.

Më pas grupi i ekspertëve është nisur për në Shkodër, në bregun e liqenit, ku ka ndodhur edhe aksidenti ajror që i morri jetën dy pilotëve kapitenit Floran Delia, dhe Togerit Donald Hoxha.

Helikopteri EC 145 kishte ardhur në Shqipëri 7 muaj më parë, pasi ishte pjesë e një partie helikopterësh te blerë nga ministria e Mbrojtjes. Sipas shefit të Shtabit të Ushtrisë, helikopteri ishte brenda garancisë. Mjeti fluturues u rrëzua në sipërfaqen e liqenit të Shkodrës për shkaqe ende të pazbardhura.

Pas shpëtimit të ushtarakut Gerald Baramuça, ishin polombarët e RENEA-s ata që nxorrën nga ujërat dy pilotët pa jetë.

Më pas helikopteri që ndodhet ende nën ujë u mbajt nën ruajtje nga ushtria e policia. Mëngjesin e sotëm atje kanë mbërritur edhe polombarët e RENEA-s, të cilët janë ende në pritje të ekspertëve franceze të kompanisë “Airbus helicopter”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img