27,04,2024

Rreth 100 mijë euro investime në Spitalin e Ferizajt

Must Read

Në kuadër të renovimeve që po bëhen në Spitalin Rajonal të Ferizajt, ditëve të fundit ka pasur edhe donacione të shumta. Sot drejtues të këtij spitali kanë përuruar investimet e reja të bëra në repartin e Emërgjencës, si dhe disa pajisje të rëndësishme në repartin e Kirurgjisë. Drejtori Jeton Zeqiri, tregoi se me këto investime po i kthehet rëndësia shëndetësisë në këtë qytet.

“Emërgjenca e Spitalit të Ferizajt për herë të parë posedon oksigjenimin qendror, monitoring të ri, shtretër të ri dhe komplet është bërë edhe çështja e organizimit sa i përket Kirurgjisë së vogël që deri më tani ka qenë në repart, por tash e tutje do ta gëzojmë këtë shërbim edhe në kuadër të Emërgjencës, është renovuar edhe rentgeni.  Sa i përket kostos këtu i kemi dy mënyra të financimit, me buxhet vetanak, ku kap shumën prej 64 mijë euro ku është blerë gastroskopi, kolonoskopi dhe inventari, kurse pjesa e donacionit kap vlerën prej 32 mijë eurove ku ka kontribuar firma ”Medika”, kompania ”Madekos”, si dhe fondacioni dr. Sami Spahiu”, tha drejtori Jeton Zeqiri.

Këto investime të reja në Spitalin Rajonal të Ferizajt, u panë nga afër edhe nga këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Ardian Ferizi. Ai tha se në bazë të hulumtimeve që po bëhen nga organizata të ndryshme të vendit po del që komuna e Ferizajt së fundi ka pasur ngritje të theksuar si në aspektin e cilësisë së shërbimeve, po ashtu edhe në infrastrukturën e brendshme të këtij institucioni.

“Ne jemi kthyer jo vetëm nga QKUK-ja, por edhe në investimet që i duhen spitaleve rajonale, ku edhe për vitin e ardhshëm planifikojmë të blejmë edhe të tjera pajisje të reja e të nevojshme duke plotësuar edhe planifikimin që jemi duke e bërë edhe për ngritjen e kapaciteteve për spitalin e ri, si në aspektin e burimeve njerëzore, por edhe ato të kapaciteteve menaxheriale. Jemi duke punuar shumë duke pasur parasysh që duhet të punësojmë edhe shumë specialistë të tjerë dhe  staf të mesëm” , tha Ferizi.

Derisa këtë vit Spitali i Ferizajt u tha se ka punësuar rreth 60 punëtorë të ri, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë paralajmëruan se një numër tjetër i stafit shëndetësor do të angazhohet në vitin tjetër, ndërsa pjesa më e madhe e punësimit të punëtorëve shëndetësor do të bëhet gjatë vitit 2021, kur pritet të filloj së funksionuari spitali i ri./ TV Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img