24,04,2024

Rrahje masive e nxënësve në oborr të shkollës, kërkohet prani më e madhe e policisë në komunitet (Video)

Must Read

Siguria në shkolla ende mbetet sfidë për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ratset e rrehjes  dhe sjelljeve aarogante nëpër oborre të shkollavë po  brengosin  jo vetëm  stafin mësimorë por edhe prindërit të cilët po kërkojnë që të merren masa  për sigurinë në shkolla.

 Ndryshimi i planit operativ të Policisë Rajonale për policinë në komunitet si duket ka ndikuar në rritjen e rasteve të dhunës nëpër shkolla.

Një rast i tillë  ka ndodhur në  oborrin e shkollave të Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” dhe të mjekësisë “Elena Gjika”  ku shumë nxënës  janë përfshirë në një rrahje masive në oborrin e shkollave.

Ky rast  përmes videos është përcjellë  në redaksinë e Ferizajpres nga qytetarë të rastit  të cilët siç thonë kanë mbetur të trishtuar.

Në video shihën një grumbull i nxënësve të cilët rrahen mes veti.

Nuk dihet arsyeja e rrahjes dhe  a ka pasur të lënduar në këtë rast.

Por kjo duhet të jetë një sinjal për të gjithë strukturat relevante që këtë problem ta shqyrtojnë seriozisht dhe të merren masa  në rritjen e sigurisë  rreth objekteve shkollore.

Kliko per te pare videon

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img