26,04,2024

Roli i Romeos i mundëson Drinit nga Kosova të qëndrojë në Gjermani

Must Read

Falë kërkesave të vazhdueshme të nxënësve, prindërve të tyre dhe mësuesve, Drini, së paku përkohësisht mund të qëndrojë këtu dhe të vazhdojë të ndjekë mësimet në shkollën profesionale, drejtimin për elektricist. Gjatë kësaj kohe ai do të vazhdojë t`i japë Romeos “së tij” gjallërinë dhe forcën bindëse.

Për dashnorin e Xhuljetës, Romeon e luajtur nga Drin Abdullahu, kjo ishte përballja e parë me një shfaqje teatrore. Për më tepër, shfaqje në gjuhën gjermane! Një sfidë jo e lehtë për refugjatin e ri të ardhur pak kohë më parë nga Kosova, shkruan jena-otz.

Dhe sikur nuk mjaftonin këto, mbi kokën e Drinit po qëndronte vendimi për kthim në Kosovë, pasi që, ashtu sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Ballkanit, nuk do t`i jepej azili.

Tash Drini e di se sa shumë i ka ndihmuar përgatitja e kësaj shfaqjeje për të mësuar gjermanishten, transmeton albinfo.ch. Dhe jo vetëm për mësimin e gjuhës! I riu nga Kosova, falë lojës në shfaqje do të bëhet subjekt i një angazhimi të madh të qytetarëve të Jena-s për t`i mundësuar qëndrimin në Gjermani.

Falë kërkesave të vazhdueshme të nxënësve, prindërve të tyre dhe mësuesve, Drini, së paku përkohësisht mund të qëndrojë këtu dhe të vazhdojë të ndjekë mësimet në shkollën profesionale, drejtimin për elektricist. Gjatë kësaj kohe ai do të vazhdojë t`i japë Romeos “së tij” gjallërinë dhe forcën bindëse, të tillë çfarë e presin të rinjtë e sotëm nga një Romeo, përcjell albinfo.ch. Një Romeo të luajtur nga një shqiptar, refugjat i ri, në shfaqjen e përgatitur në një shkollë profesionale gjermane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img