18,04,2024

Rinia në Preshevë me aksion kundër degradimit të kulturës

Must Read

rinia-aksion

Forumi Rinor PVD ka mbajtur sot aksione simbolike për të kundërshtuar degradimin e kulturës dhe familjarizimit në Komunën e Preshevës.

“Kjo është shtëpia, Ku është kultura?” dhe “Villa Mustafa” ishin disa nga mesazhet që u përcollën përmes pankartave të vendosura në Shtëpinë e Kulturës dhe në sheshin kryesor në Preshevë.

Kryetari i këtij forumi, Leart Hajrullahu tha se përmes këtyre pankartave po e paraqesin shkatërrimin e kulturës në vend dhe kapjen e komunës nga familja Mustafa.

“Ky aksion nae bën të qartë se institucionet duhet të jenë të ndara dhe shumë të pavarura, pa interesa politike. Në vend që të kemi një kulturë të mirëfilltë ajo fundoset nga udhëheqësi i saj. Ragmi Mustafa po mundohet të e familjarizojë komunën, duke e degraduar me pretekstin mustafian”, thuhet më tej në komunikatën e dërguar për media./KPress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img