Lajme

Rexhep Selimi: “Jam në Vetëvendosje sepse ende jam UҪK” (VIDEO)


Publikuar më:


Në një bisedë me gazetarin Halit Ademi në emisionin “Oda e Karadakut” të Radio Televizionit “Iliria”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, një nga udhëheqësit e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka deklaruar se është e papranueshme që një grup deputetësh të mos lejojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, që të ndajnë Kosovën me duke e krijuar  “zajednicën”, – ka thënë Selimi.

“Ne u nisëm në luftë me betimin për bashkim kombëtar, me flamurin e Skënderbeut, me atë flamur ne mbuluam shokët tanë dëshmorë.”

“Angazhimin si deputet në skenën politike e shoh si të nevojshme, si detyrë ndaj popullit tim. Këtë detyrë e ndjej edhe ndaj luftës që kemi bërë dje, këtë detyrë e kam obligim edhe ndaj dëshmorëve, ata nuk kan vdekur që Ahtisari të jetë në vend të Skënderbeut në Prishtinë, dëshmorët nuk kan vdekur që në vend të flamurit të Skendërbeut të kemi një flamur që nuk ka të bëjë asgjë me të.” ka thënë mes të tjerash deputeti Selimi.

“Jam në Vetëvendosje sepse ende jam UҪK” – ka thënë Selimi.

Këtë mund ta ndiqni nga minuta 46 e videos

Comments
To Top