20,04,2024

“Reuters” shkruan se si NATO po e kthen në bazë të vetën ajrore krahinën shqiptare

Must Read

Për një kohë të gjatë ka qenë varreza e forcave ajrore, baza shqiptare në Kuçovë do të bëhet një qendër e NATO-s, që do të sjellë kënaqësi për aviatorët që presin të dëgjojnë sërish zhurmën e motorëve të ulërasin, shkruan agjencia zyrtare britanike e lajmeve, “Reuters” në një artikull që ia dedikon bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkan që do të ngrihet në Kuçovë.

Shqipëria i uli përfundimisht 224 MiG-ët e saj sovjetike dhe kinezë në vitin 2005 dhe që prej vitit 2009 fqinjët e NATO-s, Greqia dhe Italia, monitorojnë hapësirën e saj ajrore. Kjo solli një rënie të ekonomisë përreth Kuçovës, që dikur quhej “Qyteti i Stalinit” gjatë epokës komuniste. “Kjo bazë është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor pasi do të transformojë Kuçovën në bazën e parë ajrore të NATO-s për këtë rajon. “NATO-ja do të shpenzojë mbi 50 milionë euro në fazën e parë të punës për ta kthyer Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizime, logjistikë, trajnim dhe manovra”, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për “Reuters”.
Shqipëria mendon se e ka fituar një transformim të tillë në këtë bazë për ndihmën që ka dhënë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe kontributet në misionet paqeruajtëse të NATO-s përreth botës. “Rajoni, si i tërë ka hyrë në një proces të integrimit Euro-Atlantik,” shtoi Xhaçka.

Lajmet për një bazë të NATO-s kanë rritur shpresat në Kuçovë.

Civilët e shohin projektin e bazës si një nxitje ekonomike për një zonë të rrënuar nga emigrimi dhe papunësia. Gjenerata e fundit e pilotëve të trajnuar, tani në të pesëdhjetat, janë të etur të dëgjojnë zhurmën e motorëve përsëri, ndërsa më të rinj në këtë zonë largohen nga puna për shkak të rrogave të tyre të ulëta, shkruan “ata”.

Delet kullosin në shkurret mes korsive të uljes dhe pistës. Rreth 88 MiG qëndrojnë me gomat e shfryra pranë tre hangarëve nëntokësorë, ndërsa zogjtë këndojnë sipër tyre.

Pista, e konceptuar nga inxhinierët sovjetikë e cila ruante dinamit nën të për ta hedhur në erë nëse do të duhej për të mos rënë në duart e armikut dhe që ishte ndërtuar nga të burgosurit politikë në vitet 1950, ka kushte të mira moti gjatë gjithë vitit.

“Një bazë e NATO-s do të rrisë kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe investitorët e huaj do të kenë më shumë besim në Shqipëri. Do të jetë gjithashtu diçka e mirë për punësim në rajon”, u shpreh komandanti i forcave ajrore, 68-vjeçari në pension, Klement Alikaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img