Ferizaj

Rektori i Universitetit të Ferizajt, kundër protestave të organizuara nga ”Demokracia Studentore”


Publikuar më:


Një hapësirë pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, është bërë mollë sherri  në mes të komunës së Ferizajt dhe organizatës studentore  ‘’Demokracia në Veprim’’, ku kjo e fundit, disa herë ka  organizuar protesta para komunës së Ferizajt, nën arsyetimin se komuna ka ndarë parcelë për varreza në vendin ku do të duhej të ndërtohej mensa e studentëve, transmeton Televizioni Tema

Mirëpo në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj thonë se këto protesta janë të organizuara nga individë të caktuar, të cilët nuk janë legjitim  të flasin në emër të studentëve të Universitetit të Ferizajt.

‘’Rreth protestës ne jemi të njoftuar përmes medias, ne bashkë me parlamentin studentor  jemi interesuar pranë komunës dhe kemi pyetur se këto ngastra janë ndarë për varreza, dhe ne e kemi kuptuar që këto ngastra nuk janë ndarë,  është një ngastër tjetër kund e cila nuk është afër universitetit dhe si e tillë nuk  kemi paraparë që të organizojmë protestë, apo ndonjë formë tjetër të pakënaqësisë. Universiteti ka parlament dhe e ka kryetarin, ai është Lavdim Bajrami, ai nuk ka qenë organizatorë, është një manipulim i studentëve dhe na vjen keq që studentët janë manipuluar nga persona të cilët  nuk janë studentë tanë dhe nuk kishim dashtë të kemi kësi suaza të panevojshme . Ne si universitet kemi bërë kërkesë zyrtare, pranë komunës dhe kuvendit që parcelat të cilat janë përballë institucionit tonë të ndahen për hapësira të universitetit, në të cilat ne do të ndërtonim mensë dhe konvikt në një të ardhme dhe kjo kërkesë e jona është refuzuar nga kryetari i komunës para 5 muajve, nën arsyetimin se akoma nuk kemi një plan rregullativ për këtë hapësirë që quhet zona 7. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme dhe presim që të kemi një plan rregullativ dhe kjo hapësirë këtu të ndahet për fakultetin ‘’,  ka thënë Bajraktari për Televizionin Tema

Kryetari i Parlamentit Studentor në Universitetin e Ferizajt, Lavdim Bajrami tha se organizata ‘’Demokracia Studentore’’, nuk përfaqëson interesat e studentëve të këtij universiteti.

’Studentët të cilët kanë bërë protesta para kuvendit ata janë një organizatë dhe nuk janë gjithë studentët.  Studentët i përfaqësoj unë dhe  së bashku me anëtarët e parlamentit, nëse duhet dikush me bë protesta kjo na takon neve parlamentit studentor që jemi zyrtarë për këtë punë,  por nuk ka nevoj me protestu pasi që parcela nuk është përballë fakultetit’’, u shpreh Bajrami.

Përkundër kësaj, kryetari i organizatës ‘’Demokracia Studentore’’, nuk e ka ndërmend të ndalet. Mexhid Ramusa thotë se protestat do t’i vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

’Kryetari  i komunës në mbledhjen e fundit që ka mbajt ka marrë vendim që atë tokë ta jap për varreza dhe ne e kemi kundërshtuar këtë deri sa të na jepet neve për ta shfrytëzuar për mensë dhe konvikte. Ne e kemi marrë një rrugë, neve nuk na duhet përkrahja e rektorit sepse mensa dhe konvikti do të shërbejnë për student, ky është qëllimi dhe ne do luftojmë për të drejtat tona dhe nuk do të ndalemi ‘’, tha Ramusa.

‘’Demokracia studentore’’ në krye me Mexhid Ramusën, deri më tani ka organizuar dy protesta. Kjo organizatë paralajmëroi se protestën e radhës do ta mbaj më 31 maj. / Televizioni Tema /

Comments
To Top