25,04,2024

Rektori Bajraktari priti përfaqësuesit e projektit “Heras”

Must Read

Përfaqësuesit e projektit “Heras”, z. Aqim Emurli, znj. Arbëresha Meha dhe znj. Donjeta Ibra, vizituan Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me ç’rast u pritën nga Rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari.

Në këtë takim u bisedua lidhur me mënyrat e bashkëpunimit edhe në të ardhmën, në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit për grante të vogla në fushën e shkencave të aplikuara, si dhe mundësitë e përfitimit të bursave për studime të doktoraturës.

Rektori Bajraktari i njoftoj për zhvillimet e fundit në UShAF, si dhe i falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndihmën e vazhdueshme që po i ofron ky projekt Universitetit tonë.

Po ashtu, përfaqësuesit e projektit “Heras”, u ndanë të kënaqur nga kjo vizitë dhe puna që është bërë në Universitet, si dhe premtuan për zhvillime të reja në kuadër të këtij projekti.

Projekti “Heras” ka për qëllim të kontribuojë në funksionimin e mirë të Arsimit të Lartë dhe Hulumtimeve në Kosovë në linjë me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe zonës Evropiane të Hulumtimeve (ERA) me objektivë afatëgjatë për të përkrahur zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Projekti “Heras”, financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim me bashkëfinancim nga MAShT.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img