Ferizaj

Rektori Bajraktari priti përfaqësuesit e projektit “Euforia”


Publikuar më:


Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot përfaqësuesit e projektit “Euforia”: Koordinatorin e këtij projekti, z. Iraj Hashi dhe Menaxheren e projektit, znj. Jenny Herbert.

Rektori Bajraktari i njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e UShAF, fakultetet dhe programet të cilat funksionojnë në kuadër të Universitetit, numrin e studentëve dhe nevojën për bashkëpunim me vendet e tjera. Rektori foli edhe për sfidat gjatë punës dhe përpjekjet e mëdha për zhvillimin e universitetit më të ri publik.

Ndër të tjera, rektori Bajraktari përmendi edhe faktin se Ferizaj është qyteti që ka primatin e përpunimit të drurit, ngase më parë ekzistonte Kombinati i Drurit prej të cilit filluan një mori subjekte ekonomike me ushtrimin e veprimtarisë të përpunmimit të drurit. Po ashtu, ai theksoi se, në Ferizaj kemi edhe industrinë e përpunimit të masave plastike, si “Ferplast”, që është e njohur edhe në rajon dhe më gjerë.

Zyrtarët e Projektit “Euforia” u ndanë të kënaqur nga ky takim dhe vizita që i bënë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Projekti Euforia ka për qëllim të krijojë dhe të forcojë lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në lëmin prodhuese – industriale.

Ky projekt ka për qëllim të krijojë dhe të zhvillojë lidhjet ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve për të avancuar mësimdhënien dhe mësimnxënien, për të përmirësuar kurrikulat në përputhje me nevojat e ndërmarrjeve dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Ky projekt është i pari i këtij lloji në Kosovë, i cili përfshinë 16 partnerë, prej të cilëve 4 janë Universitetet Publike të Kosovës, si dhe Kolegji RIINVEST, ndërsa 5 janë universitete evropiane me renome.

15420866_1137170016399080_5568678361681381997_n15400945_225819857845397_221614964405906039_n15492092_1210019512419898_2516971303465465978_n 15492463_1137170369732378_7765960235138739598_n

 

Comments
To Top