26,04,2024

Rektori Bajraktari në Forumin e udhëheqjes së Universiteteve të Shkencave të Aplikuara në Belgjikë

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, ka marrë pjesë në Forumin e 6-të të udhëheqjes së Universiteteve të Shkencave të Aplikuara, të organizuar nga Shoqata Evropiane e Institucioneve në Arsimin e Lartë – EURASHE, e cila është mbajtur në Bruksel.

Në këtë Forum, ku kanë marrë pjesë më shumë se 50 përfaqësues të Universiteteve të Shkencave të Aplikuara dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, është diskutuar për mundësitë dhe sfidat për këto universitete në funksion të thirrjes së dytë të Universiteteve Evropiane.

Gjatë kësaj ngjarje, u inkurajuan të gjithë pjesëmarrësit që të aplikojnë në këtë thirrje, ndërsa u theksua hapja e Nismës së Universiteteve Evropiane për të gjitha llojet e institucioneve të arsimit të lartë dhe mbështetja e fortë politike nga e cila përfitojnë përtej buxhetit aktual të BE-së.

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian ftuan universitetet e shkencave të aplikuara që të jenë krijuese dhe ambicioze në propozimet e tyre dhe siguroi që specifikimet e tyre do të merren parasysh gjatë procesit të vlerësimit.

Në këtë Forum u prezantuan edhe rezultatet nga thirrja e parë, e cila rezultoi me zgjedhjen e 17 aleancave të Universiteteve Evropiane, me pjesëmarrjen e 114 universiteteve nga 24 shtete anëtare.

Rezultati i punëtorisë do të vihet në vëmendje të Komisionit Evropian me rastin e Nismës së ardhshme të Iniciativave të Universiteteve Evropiane “Ndërtimi i Universiteteve të së ardhmes”, i cili do të mbahet në Bruksel më 7 nëntor 2019.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img