03,07,2025

Rektori Bajraktari ka qëndruar për vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë

Must Read

Në kuadër të projektit “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësueshmëri”, Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari me ekipë ka qëndruar për vizitë zyrtare në University of National and World Economy (UNWE) në Sofje të Bullgarisë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte mësimi nga përvoja e University of National and World Economy, se si të bashkëpunojë me industrinë, mësimi për Qendrën nga Teoria në Praktikë T2P, e cila vepron brenda këtij Universiteti dhe qasjen e saj në arsim me shembuj të aplikuar në Universitet.

Në këtë vizitë morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës, ndërsa pjesë e ekipës nga UShAF ishin profesorët: Bujar Pira, Afrim Loku, Fatmir Çerkini, Sulejman Meta dhe Ismet Malsiu.

Projekti “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësueshmëri” është projekt i programit Erasmus+, i financuar nga Bashkimi Evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img