19,04,2024

Reichel i kënaqur që kaloi kriza në Kuvendin e Kosovës, Bervar vë në pah mbështetjen e Sllovenisë

Must Read

reichel-veseli-780x439

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Ministrisë së Jashtme gjermane për Evropën Juglindore, Ernst Reichel, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale politike.

Sipas komunikatës nga Kuvendi i Kosovës, Reichel shprehu kënaqësinë për tejkalimin e situatave që shoqëruan zhvillimet e Kuvendit në muajt e fundit, ndërsa konfirmoi edhe njëherë gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit që përfaqëson për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në të gjitha drejtimet.

Kreu i Kuvendit më tej tha se vendi ynë i konsideron si vlerë të veçantë raportet shumë të mira që kultivon me Gjermaninë, të cilat i japin Kosovës një impakt pozitiv në rrugën e saj drejt integrimeve uro-atlantike.

Veseli takoi sot edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Mitja Bervar.

Bervar Veseli

Veseli e falënderoi Bervarin për kontributin e vazhdueshëm të Sllovenisë në drejtim të fuqizimit të shtetësisë së Kosovës, zhvillimit ekonomik, si dhe përkrahjen në rrugën e euro-integrimeve.

Bervar, nga ana e tij, vuri në pah se mbështetja e Sllovenisë për Republikën e Kosovës nuk do të mungojë as në të ardhmen, duke u fokusuar në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe realizimin sa më të suksesshëm të procesit të euro-integrimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img