Ferizaj

Regjistrimi i nxënësve në gjimnaze të Ferizajt dhe shkollën e muzikës fillon nga dita a Hënë


Publikuar më:


Nga java e ardhshme fillon regjistrimi i nxënësve në klasat e 10-ta edhe në dy gjimnazet dhe shkollën e muzikës në Ferizaj.

Gjimnazi  “Kuvendi i Arbërit” do të bërë të ditur se nxënësit mund të aplikojnë   edhe online, për t’i ikur pritjeve por edhe me kohë të verifikojnë se a i plotësojnë kushtet për regjistrim në këtë shkollë.

Për këtë në faqen e shkollës  është bërë publik edhe linku përmes të cilit mund të aplikojnë. https://www.shkencori.mesimi.online/

Konkursi për pranimin e nxënësve në klasën e dhjetë në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, hapet të hënën.  Nxënësit mund të aplikojnë online edhe përmes linkut https://www.shkencori.mesimi.online/

Nxënës të dashur, konkursi zyrtar për pranimin e nxënësve në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” (klasa e dhjetë) për vitin shkollor 2021/2022 hapet të hënën më 05.07.2020, dhe vazhdon edhe dy ditë tjera; të martën dhe të mërkurën. Me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit, të shmangies së pritjeve të gjata dhe evitimit të grumbullimit shkaku i pandemisë, ne kemi krijuar këtë link  https://www.shkencori.mesimi.online/ ku ju mund të aplikoni online, të verifikoni nëse i plotësoni kriteret për aplikim në shkollën tonë, dhe të lehtësoni procesin e aplikimit.

Ne ju inkurajojmë të aplikoni online, mirëpo për të qenë aplikimi i përfunduar me sukses ju prej ditës së hënë (05.07.2021) duhet të dorëzoni dokumentet origjinale të shkollimit të mesëm të ulët dhe çertifikatën e lindjes (ekstraktin e lindjes) në lokalet e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” dhe të konfirmoni aplikimin.

Linku: https://www.shkencori.mesimi.online

Ju dëshirojmë suksese!

Për herë të parë në Ferizaj u është  dhënë mundësia të gjithë nxnësve të shkëlqyeshëm, të cilët për shkak konkurrencës, nuk do të rangohen në listat e shkollës  së mjekësisë, të  konkorrojnë   në gjimnaze.

To Top