28,03,2024

Regjimi maqedonas dhe shqipfolësit i mbyllën dy radiot shqiptare në Manastir

Must Read

Ai bën të ditur se që nga vitet 90-ta e deri në vitin 2001 në Manastir funksionin dy radio në gjuhën shqipe: “EstradaFonia” dhe “Jehona”. Ndërsa pas kësaj periudhe regjimi maqedonas i ndihmuar nga shqiptarët i mbylli ato.

“Më vitin 1991, në Manastir disa përparimtarë dhe intelektual, ju rrekën punës dhe mundësuan hapjen e Radios së parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, me emrin “EstradaFonia”.

Habib Rushani, Alilibraim Rushani, Nizami Rexhepi dhe Fërgim Demiri, ishin ideatorët dhe realizusit e kësaj ideje. Në shtatorë të vitit 1991, në lagjen e Devejanës, filloi rrezatimi i valëve të radios,  e para në gjuhën shqipe në gjithë territorin e e këtij shteti”, shprehet Demiri.

Ai kujton se, atë kohë gëzimi dhe lumturia në sytë e njerëzve ishte i pashpjegueshme.

“Pas shumë vitesh, shqiptarët dëgjuan në aparatet e tyre të flitej në Shqip, në gjuhën e tyre, dhe për herë të parë dëgjuan muzikë në gjuhën amë.

Kjo radio bëri një hapësirë të gjerë mediatike, dëgjohej në çdo shtëpi, lokal, në çdo fshat e vend.

Pas një viti e gjysmë, u hap dhe radioja e dytë me emër “Jehona”, ku pas ndarjes nga Radio ESTRADAFONIA, në Radio JEHONA mbetën Nizami Rexhepi si Investitorë, Alilibraim Rushani dhe unë si redaktor i lajmeve.

Radio JEHONA kishte një mbulim të hapësirës me valë deri në 40 kilometra vijë ajrore, dhe dëgjohej deri në fashtin Debresht të Prilepit. Aty funksiononin të gjitha rubrikat e një medie”, rrëfen Demiri.

Manastiri përjetoi një revolucion me funksionimin e këtyre medieve, dy në numër. Aktivitete kulturore dhe arsimore u shkaktuan për shkak të tyre, u vu në lëvizje e gjithë fuqia intelekti e këtij vendi.

“Në vitin 2000, pronari i sajë vendosi të ikte në Australi, dhe kjo media u mbyll.

Radio ESTRADAFONIA mbeti. Por më vitin 2001 gjatë kohës së konfliktit, ajo u vodh nga qytetarët joshqiptarë dhe u demolua, që në fund të digjeshte nga piromanët dhe armiqtë e paqes.

Manastiri, që në këtë kohë, deri sot mbeti i shurdhët, po vdes dhe s’ka asnjë zë që mund ti dëgjoheshe më.

Pronari i Radio ESTRADAFONISË Habib Rushani, as që u dëmshpërblye nga shteti, dhe më as që iu lejua që ta hapte këtë media përsëri.

Manastiri, mban kujtimet e kohërave progresive ato të 90-ta, dhe mbytet në terrin mediatik që po ia imponon sistemi dhe regjimi fashist”. /INA

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img