24,04,2024

Refugjatja shqiptare akuzon kujdestarin e “hajmit” se e ka kidnapuar dhe abuzuar

Must Read

Kujdestarët e shtëpisë së azilit e kanë marrë atë me makinë dhe për dy ditë e kanë mbajtur në një vend të panjohur për të, ku mund edhe ta kenë abuzuar seksualisht.

Rasti i një gruaje refugjate shqiptare e cila pretendon se është rrëmbyer me dhunë pikërisht nga punëtorët e kampit ku ajo ishte strehuar, është duke bërë bujë të madhe në opinionin gjerman. Rrëmbimi, sipas pohimeve të saj dhe të një dëshmitari, ka ndodhur në kampin e azilit në Burbach, njofton televizioni gjerman WDR.

Kujdestarët e shtëpisë së azilit e kanë marrë atë me makinë dhe për dy ditë e kanë mbajtur në një vend të panjohur për të, ku mund edhe ta kenë abuzuar seksualisht, transmeton albinfo.ch.

Prokuroria e përgjithshme ka filluar hetimet rreth skandalit i cili ka ndodhur në një kamp në muajin shkurt të këtij viti. Po ky kamp, i menaxhuar nga DRK, edhe në vitin 2014 qe bërë i njohur për një skandal të ngjashëm.

Shqiptarja e re thotë se njëri nga kujdestarët kishte shkuar në dhomën e saj dhe e kishte ftuar atë që t`i bashkohej atij dhe shokëve që po pinin. Pasi kishte pirë tri gota, ajo kishte humbur vetëdijen. Viktima pastaj thotë se kjo gjendje pa vetëdije i kishte zgjatur dy ditë, transmeton albinfo.ch. Por asaj i kujtohet të kishte qenë lakuriqe, në një dhomë, për të të panjohur. Bashkë me të, në dhomë kishin qenë edhe katër meshkuj, në mesin e të cilëve edhe kujdestari nga “hajmi”.

Prokuroria në Siegen ka bërë të hënën që shkoi bastisjen e selisë së kompanisë “European Homecare” në Essen e cila menaxhon qendrat e azilit.

Është interesante se një refugjat tjetër, edhe ai shqiptar që kishte banuar në kampin e njëjtë ka treguar se e ka parë ngjarjen, përcjell albinfo.ch. Ai ka treguar për WDR se si gruaja e përmendur, pasi ishte e alivanosur, ishte bartur jashtë nga kampi dhe ishte dërguar diku me një makinë mercedes.

Duke qenë se ngjarja për të cilën po pretendohet, ka ndodhur disa muaj më parë ndërsa viktima është rrëfyer vetëm këto ditë, prokuroria thotë se hetimi i ngjarjes paraqitet shumë i vështirë.

Shërbimi i sigurimit hedh poshtë akuzat me të cilat ngarkohet punëtori i inkriminuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img