20,04,2024

Reciprociteti me targat, Qeveria pret përfundimin e zgjedhjeve në Serbi

Must Read

serbet-e-kosoves-i-hiqen-targa

Pala serbe vazhdon të mos respektojë marrëveshjen e arritur vitin e kaluar për targat e automjeteve. Qytetarët e Kosovës që hynë në territorin serb me automjete, janë të obliguar të vendosin targat me mbishkrimin prova.

Pavarësisht deklaratave publike të zyrtarëve të Qeverisë se do t’i vendosin reciprocitet edhe për qytetarët serb, duke iu hequr targat serbe dhe për t’i vendosur ato prova, një gjë e tillë nuk po ndodh. Ministria e Punëve të Brendshme kishte hap tender urgjent për furnizim me targa, ku edhe ka nënshkruar kontratë me kompaninë e cila do të prodhonte targat me mbishkrime RKS dhe prova të dedikuara për automjetet serbe.

Zyrtarët e ministrisë së Punëve të Brendshme nuk pranojnë se kanë hapur tender emergjent për targa, ani pse në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), në përshkrim të tenderit thuhet: “Furnizim emergjent me targa për regjistrim të automjeteve”.

Ministrja pa portofol , Edita Tahiri ka konfirmuar për KosovaPress, që pala serbe vazhdon të aplikojë tabelat me prova por që sipas saj, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian janë marrë vesh që çështja e reciprocitetit për targa do të implementohet pas zgjedhjeve në Serbi.

Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, mendon se është jo logjike që t’i jepet hapësirë palës serbe dhe mos të vendoset reciprocitet. Sipas tij, është e pakuptimtë që tani ka edhe kompani të zgjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme për vendosjen e targave prova për qytetarët serbë që hynë me automjete në Kosovë e që nuk po zbatohet në praktikë.

Ministria e Punëve të Brendshme në muajin mars kishte nënshkruar kontratë me kompaninë, “G3 Inxhiniering & Rade Konçar ”, për furnizim emergjent me targa për regjistrim te automjeteve. Sipas njoftimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), vlera e kontratës arrin shumë 93,411.00 euro. Ndërsa, sipas njoftimit të kësaj kontrate në KRPP, thuhet se kohëzgjatja e kontratës është se ajo fillon të implementohet më 23 mars të këtij viti dhe përfundon më 22.06.2016.

KosovaPress ka kontaktuar me përfaqësuesin e kompanisë “G3 Inxhiniering & Rade Konçar”, Shaban Hoti i cili ka konfirmuar përmes telefonit se e ka fituar tenderin për targat. Ai nuk ka dashur të jap prononcim para kamerës por përmes telefonit tha se sipas kontratës që e ka me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ai do të bëjë furnizimin me targa të Kosovës, RKS po nuk ka treguar nëse është e specifikuar në kontratën e tenderit për vendosjen e targave Prova.

Kurse, në përgjigjen elektronike, zyrtarët e MPB-së, thonë se nuk kanë hap tender emergjent për targat dhe se këto konstatime të redaksisë nuk qëndrojnë.

“Më lejoni të iu njoftoj se MPB nuk ka iniciuar asnjë procedurë urgjente për targa që do t’i përdorin serbët që hynë në Kosovë me targave serbe. Sa i përket konstatimeve tuaj mund të themi se nuk qëndrojnë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë./P.Musa/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img