25,04,2024

Reçica: Potenciali i PDK-së në Gjermani është shumë i madh dhe buron nga vullneti i veprimtarëve të dëshmuar të çështjes kombëtare

Must Read

Gjatë ditës së sotme deputeti Elmi Reçca së bashku me anëtarët nga Departamenti për Diasporë të PDK-së  ka zhvilluar një takim  virtual me veprimtarë dhe struktura të PDK-së në Gjermani.

Gjatë këtij takimi, sipas Reçicës, është  zgjedhur edhe  shtabi zgjedhor  I PDK-së për të gjitha Landet e Gjermanisë.

Bëhet e ditur se kryetar i këtij shtabi është zgjedhur Sadri Lataj

Ky është njoftimi i plotë i deputetit  Elmi Reçica

Së bashku me kolegët nga Departamenti për Diasporë të PDK-së, pata një mbledhje virtuale me veprimtarë dhe struktura të PDK-së nga të gjitha Landet e Gjermanisë. Në kuadër të kësaj mbledhje u zgjodh shtabi zgjedhor i PDK-së për të gjitha landet e këtij shteti. Drejtuesit e këtij shtabi u zgjodhën, Profesor Leon Dyhanaj, Agron Zeneli dhe kryetari i degës së PDK-së në Gjermani, Sadri Lataj.

Potenciali i PDK-së në Gjermani është shumë i madh dhe buron nga vullneti i veprimtarëve të dëshmuar të çështjes kombëtare, veprimtaria e të cilëve është dëshmuar në të gjitha fazat e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë. Përmes krijimit të këtij shtabi, synojmë që ky vullnet dhe kontribut të jetë i artikuluar dhe prezent karshi aktualitetit politik, ekonomik, kulturor dhe lobues në Kosovë. Shteti i Kosovës nuk mund të fuqizohet pa proaktivitetin e diasporës.

Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka marrë vendime për Diasporën, përkitazi përfshirjen e vendeve në listën e PDK-së për deputetë, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me Ministër nga diaspora, ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës si dhe duke e bërë pjesë aktive të zhvillimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img